Shkëndija e zbulon formacionin zyrtar për derbin me Strugën
Shkëndija e Tetovës ka publikuar formacionin zyrtar për superderbin e javës së 13-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ku sot përballet me Strugën në transfertë.
Kuqezinjtë synojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv në këtë përballje shumë të rëndësishme, e cila vë përballë dy skuadrat që kryesojnë renditjen.
Shkëndija aktualisht mban vendin e parë me 27 pikë, vetëm një më shumë se Struga.
Përballja në stadiumin “Plazhi i Qytetit” nis në orën 12:00 dhe pritet të jetë një sfidë me peshë të madhe në garën për titullin kampion. /Zëri