Ish-futbollisti i Liverpoolit e Milanit e nis një kapitull të ri pas pensionimit, regjistrohet në Harvard

Divock Origi ka marrë një vendim të pazakontë vetëm pesë muaj pas pensionimit nga futbolli. Ish-sulmuesi i Liverpoolit, në moshën 31-vjeçare, është regjistruar në Universitetin prestigjioz të Harvardit në SHBA.

Belgu po ndjek programin “Crossover Into Business” në Harvard Business School, i cili ndihmon sportistët profesionistë të përgatiten për jetën pas përfundimit të karrierës.

Origi dëshiron të zhvillohet në botën e biznesit dhe veçanërisht në industrinë e modës, ndërsa po punon edhe për krijimin e një agjencie futbolli.

Origi mbetet një emër i paharruar për tifozët e Liverpoolit.

Ai ishte protagonist në përmbysjen historike ndaj Barcelonës në vitin 2019, duke shënuar dy gola në fitoren 4-0 në Anfield, përfshirë golin e famshëm pas ekzekutimit të shpejtë të këndores nga Trent Alexander-Arnold.

Ai shënoi edhe në finalen e Champions League ndaj Tottenhamit, të cilën Liverpooli e fitoi 2-0. /Zëri