Nadal në bordin e Real Madridit, Vinicius mund ta ketë një zë kundër tij
Rafael Nadal është shumë pranë hyrjes në bordin drejtues të Real Madridit, ndërsa rikthimi i deklaratave të tij për Vinicius Junior ka tërhequr vëmendjen.
Legjenda e tenisit spanjoll kishte kritikuar më herët sjelljen e brazilianit në raport me trajnerin Xabi Alonso, duke theksuar se Vinicius duhet të respektojë autoritetin e klubit dhe të kuptojë se disa sjellje duhet të përmirësohen.
Megjithatë, Nadal kishte kërkuar që Reali ta mbështesë dhe ta mbrojë brazilianin, duke e cilësuar atë si një talent të jashtëzakonshëm që klubi nuk duhet ta humbasë.
Tani, me afrimin e tij në bordin drejtues, Goal vlerëson se Vinicius mund ta shohë Nadal si një zë që do të kërkojë më shumë disiplinë dhe respekt ndaj hierarkisë së klubit.
Emërimi i ish-tenistit duhet të ratifikohet nga anëtarët e klubit më 21 nëntor. /Zëri