Ish-trajneri i Portugalisë e kritikon Ronaldon: E vonoi vendimin për pensionim, nuk e gjeti momentin e duhur
Ish-përzgjedhësi i Portugalisë, Nelo Vingada, ka komentuar vendimin e Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës me kombëtaren, duke vlerësuar se ylli portugez është larguar shumë vonë.
Vingada mendon se koha më e përshtatshme për këtë vendim ishte pas përfundimit të Botërorit 2026, pasi ndeshjet e mëvonshme nuk i ofruan Ronaldos mundësinë për ta mbyllur aventurën në mënyrën e merituar.
Ai theksoi se largimi i 41-vjeçarit është humbje e madhe për Portugalinë, ndërsa beson se tani objektivi kryesor i tij është arritja e 1.000 golave në karrierë.
Vingada gjithashtu beson se Ronaldo dëshiron të luajë përkrah djalit të tij te Al Nassr, përpara se t’i japë fund edhe karrierës si futbollist. /Zëri