Messi e merr vendimin për të ardhmen, a do të kthehet në Argjentinë?
Lionel Messi nuk ka ndërmend të rikthehet në futbollin argjentinas, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Newell’s Old Boys, klubi ku nisi karrierën si fëmijë.
Sipas Fabrizio Romanos, ylli argjentinas është i lumtur te Inter Miami dhe synon ta respektojë kontratën deri në vitin 2028.
Për momentin nuk ka negociata për largimin e tij, madje nuk përjashtohet mundësia e vazhdimit të qëndrimit në SHBA edhe pas përfundimit të marrëveshjes aktuale.
Messi dhe familja e tij ndihen mirë në Miami, ndërsa rikthimi në Argjentinë nuk është pjesë e planeve të tij të afërta. /Zëri