Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të mosrespektimit të masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, ku janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë.
Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendet e tyre të punës. /Zëri