Inspektorati i punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Drenas.
Përmes një postimi në Facebook, Inspektorati gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë. /Zëri
Postimi i plotë:
Inspektorati Qendror i Punës ndërhyn në Drenas, ndalon punimet në një objekt ndërtimi
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.