Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët t’i bashkohen një tubimi që do të mbahet të shtunën, në orën 13:00, te katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Bashkohuni!”, thuhet në thirrjen e publikuar nga Kolektivi.

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi protesta të njëpasnjëshme në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar rastin, si dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.