Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi.
Anëtarët e delegacionit e uruan presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan suksese në ushtrimin e mandatit.
Ndërkaq presidentja Shiroka-Pula i falënderoi për urimet dhe vlerësoi kontributin e Akademisë së Shkencave në zhvillimin e mendimit shkencor, kulturës dhe arsimit në Kosovë.