PSG-ja merr vendim të papritur për Hakimin, ylli maroken lihet jashtë skuadrës
Paris Saint-Germain ka marrë një vendim të veçantë për Achraf Hakimin, duke vendosur që mbrojtësi maroken të pushojë në ndeshjen e ardhshme kundër Troyes në Ligue 1.
Vendimi është marrë në koordinim mes trajnerit Luis Enrique dhe drejtorisë sportive të klubit, me qëllim që futbollisti të rikuperohet pas një periudhe me ngarkesë të madhe fizike.
“Me marrëveshjen e trajnerit dhe drejtorisë sportive, Achraf Hakimi do të përfitojë një periudhë pushimi deri në fillimin e pauzës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
Marokeni pritet të bashkohet me përfaqësuesen e vendit të tij javën e ardhshme, ku e presin dy ndeshje kundër Nigerit.
Në mungesë të tij ndaj Troyes, David Boly pritet të marrë përgjegjësinë në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Zëri