Lorent Tolaj zgjedh Zvicrën para Kosovës dhe Shqipërisë, ftohet në listën rezervë

Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj ka zgjedhur ta përfaqësojë kombëtaren e Zvicrës, duke refuzuar kështu një përfshirje te Kosova apo Shqipëria, të cilat ishin pjesë e ekuacionit.

Trajneri i kombëtares zvicreane, Murat Yakin, ka thirrur 28 lojtarë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në këtë muaj.

Granit Xhaka rikthehet si lider pas suspendimit, Breel Embolo, Miro Muheim, Ruben Vargas, dhe Denis Zakaria janë pesë lojtarë që munguan në kampin e fundit për arsye të ndryshme dhe tashmë janë përfshirë.

“Helvetikët” që do të luajnë dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve për këtë vit kundër Sllovenisë dhe Skocisë kanë publikuar edhe një listë me emra rezervë.

Ajo që bie në sy është përfshirja e sulmuesit me prejardhje nga Kosova, Lorent Tolaj, i cili po luan me shumë sukses te Bristol City në Championship, përcjell Telegrafi.

Sulmuesi 25-vjeçar ishte cak edhe i Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, por përfshirja e Tolajt në listën rezervë të Zvicrës si duket ka konfirmuar zgjedhjen e lojtarit për të përfaqësuar Helvetikët.

Pjesë e listës rezervë janë edhe lojtarë tjerë shqiptarë, Uran Bislimi dhe Kastriot Imeri.

Ndryshe, Tolaj në të kaluarën ka luajtur edhe me moshat e Zvicrës U17, U18 dhe U19, ku ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka shënuar po aq gola. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SFM Football® (@sfmfootball.ch)