KRU “Hidrodrini” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Novosellë dhe Vitomericë
KRU “Hidrodrini” ka vazhduar aksionin me shkyçjen nga rrjeti i konsumatorëve borxhlinj në rajonin e Novosellës dhe Vitomericës.
Sipas njoftimit të kompanisë rajonale, aksioni është asistuar edhe nga Policia rajonale e Pejës. /Zëri
Postimi i plotë:
KRU 'HIDRODRINI'-Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Çkyçje në Novosellë dhe Vitomericë
Inspektorët rajonal të KRU 'Hidrodrini' të asistuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës, kanë vazhduar me çkyçje nga rrjeti, të konsumatorëve borxhlinjë në rajonin e Novosellës dhe Vitomericës.
Rastet janë proceduar.
U bëjmë thirrje konsumatorëve borxhlinjë që t’i kryejnë obligimet e tyre, ose të paraqiten për të lidhur kontratë për riprogramimin e borxhit me këste, në mënyrë që të shmangin çkyçjen.
Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni çkyçjen dhe shpenzimet shtesë!
Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht!
Me respekt:
Zyra për Media e KRU 'Hidrodrini'-Pejë