Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK
Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Siç shihet edhe nga pamjet, Gjebrea ka mbërritur i vetëm në godinën e SPAK-ut.
BalkanWeb mëson se producenti është thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje për çështjen “Veliaj”.
Nuk dihet konkretisht se çfarë e lidh Gjebrean me këtë çështje.