Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mbajti diskutim dhe punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur një diskutim dhe punëtori me dramaturgun britanik Mark Ravenhill, autorin e dramës “Prerja”, e cila do të vijë premierë më 1 dhjetor 2026.
Shfaqja do të realizohet me regji të Fatos Berishës, ndërsa në kastin e aktorëve bëjnë pjesë Armond Morina, Shengyl Ismajli, Armend Smajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.
Ekipi artistik përfshin Bekim Korçën në skenografi, Alma Krasniqin në kostumografi dhe Rona Castriotin si kompozitore. Asistente e regjisorit është Xheraldina Krasniqi, ndërsa ispicientja e shfaqjes është Nazmije Krasniqi.
Takimi me Ravenhillin shënon një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për vënien në skenë të dramës “Prerja”, premierën e së cilës publiku do të mund ta ndjekë në dhjetor. /kultplus