Kurti dhe Haxhiu bashkë me zyrtarë të tjerë të LVV-së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministra, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vizituar familjen e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të LVV-së, vizita është zhvilluar mbrëmë në familjen e Selimit, ku të pranishmit janë pritur nga bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e kësaj partie dhe ish-luftëtare e UÇK-së.

Në njoftim, LVV-ja ka rikujtuar se gjashtë vjet më parë, më 5 nëntor, Rexhep Selimi kishte vendosur lule te varri i Astrit Deharit, në përvjetorin e vdekjes së tij, për t’u nisur më pas drejt Hagës.

Partia ka thënë se kjo datë i kujton mungesën e dy bashkëpunëtorëve të saj, duke e cilësuar aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të padrejtë.

“Betejën për drejtësi do ta vazhdojmë deri në lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së, që Rexhepin ta kemi sa më parë sërish në vendin për të cilin luftoi e nuk u ndal asnjëherë së angazhuari”, thuhet në reagimin e LVV-së. /Zëri