Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur dje (e enjte), në orën 20:00.

“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri