JJ Gabriel drejt Real Madridit, Manchester United do të përfitojë kompensim

Real Madrid është shumë pranë transferimit të talentit të ri anglez, JJ Gabriel, nga Manchester United.

Gjiganti spanjoll ka arritur marrëveshje verbale me futbollistin 16-vjeçar, i cili pritet t’i bashkohet klubit madrilen në afatin kalimtar të janarit.

Gabriel është larguar nga Manchester United në shtator dhe që atëherë nuk është kthyer në stërvitjet e klubit.

Ai aktualisht ndodhet në Spanjë, ku po stërvitet individualisht, ndërsa interesim për të kishin shfaqur edhe Barcelona, PSG-ja dhe Bayern Munich.

Manchester United nuk pritet ta mbajë futbollistin, por do të përfitojë një shumë kompensimi për zhvillimin e tij. Megjithatë, largimi i talentit të ri mund të shkaktojë edhe përplasje ligjore mes klubeve, nëse United vlerëson se janë shkelur rregulloret e FIFA-s. /Zëri