Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt sot miraton buxhetin

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor.

Kjo pritet të ndodhë në orën 14:00.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S. i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Vrasja e saj ka nxitur protesta të përditshme në kryeqytet.