1.905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

Policia rajonale e Ferizajt, gjatë muajit tetor 2026, ka shqiptuar gjithsej 1905 gjoba ndaj shoferëve, të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore: “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.

Policia Rajonale ka bërë apel për shoferët:

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”.