Mot i vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.