Anthony Gordon e zbulon sekretin e festimit të golave
Anthony Gordon ka zbuluar origjinën e festimit të tij karakteristik pas shënimit të golave, i cili shpesh është menduar se vjen nga anime.
Sulmuesi i Barcelonës ka treguar se frymëzimi i tij është seriali britanik “El Día del Chacal” (Dita e Çakallit).
Gordon feston duke imituar një snajperist, sikur po shënjestron drejt tribunave apo kamerave.
Ky gjest lidhet me personazhin kryesor të serialit, një vrasës profesionist dhe snajperist i njohur për qetësinë dhe saktësinë e tij.
Në sezonin e parë me Barcelonën, anglezi ka regjistruar 863 minuta, tre gola dhe katër asistime.
Ai është përshtatur mirë me skuadrën e Hansi Flickut dhe po kontribuon jo vetëm në sulm, por edhe në presionin dhe fazën defensive.
Gordon ka rrëfyer gjithashtu se transferimi te Barcelona ishte realizimi i një ëndrre të kahershme.
Ai madje kishte nisur të mësonte spanjisht që para se të transferohej në Katalonjë, ndërsa festimin e tij të veçantë e ka rikrijuar në disa raste edhe Lamine Yamal. /Zëri