30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit në Prishtinë, dyshohen për katër vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka caktuar nga 30 ditë paraburgim për pesë të pandehur, të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me narkotikë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, thuhet se masa e paraburgimit është caktuar për të pandehurit me inicialet I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S, raporton Zeri.info.

Bëhet fjalë për të dyshuarit e aksionit të koduar si ‘Rikthimi’ ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

"Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku se nëse të pandehurit lihen në liri, ata mund të pengojnë zhvillimin e procedurës penale, të ndikojnë në prova dhe dëshmitarë, si dhe t’i shmangen ndjekjes penale", thuhet në njoftim.

Po ashtu në tjetër arsye e paraqitur nga gjykata është edhe rreziku i arratisjes, pasi disa prej të pandehurve janë shtetas të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të përsërisin veprat e njëjta ose të kryejnë vepra të tjera penale. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë", thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Zëri