Veteranët protestojnë para zyrave të BE-së në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Lutës së UÇK-së ka mbajtur sot një protestë para zyrave të BE-së në Prishtinë.
Protesta është zhvilluar në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, transmeton Zeri.info.
Protestuesit kanë mbajtur në duar edhe mbishkrimin, “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërteten” . “Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësi”. /Zëri