Shiroka-Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.
Cassisi, pas takimit me presidenten Justina Shiroka-Pula, do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. /EO