Përplasja mes tifozëve në Gjilan, një polic pëson lëndime të rënda [video]
Një përleshje mes tifozëve të ekipeve të futbollit Drita dhe Prishtina ka përfunduar me disa persona të lënduar të mërkurën në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes dy skuadrave, pasi tifozët kishin tentuar të përleshen mes vete.
Gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, janë lënduar edhe tre zyrtarë policorë.
Sipas Policisë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre lëndime të rënda.
Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.