Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje

Një burrë është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj gruas.

Rasti është raportuar në Polici më 02.11.2026, rreth orës 17:00.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri