Gjendet 13-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari, i cili ishte raportuar i zhdukur, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, i mituri është gjetur nga disa qytetar pran një qendre tregtare në Ferizaj, të cilët më pas e kanë dorëzuar në stacionin policor.

I mituri më pas është strehuar përkohësisht në Qendrën për Punë Sociale (QPS).

“Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11. 2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor ne Ferizaj. Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Ju njoftojmë se është gjetur 13-vjeçari I.Q , i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11. 2026, pasi ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11. 2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor ne Ferizaj.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

Policia dhe institucionet përkatëse po vazhdojnë trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore. /Zëri