Vance distancohet nga lufta e Trumpit me Iranin: Arsyeja pse humbëm është lufta

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, është distancuar nga lufta e presidentit Donald Trump kundër Iranit, duke vënë në pikëpyetje vlerën e saj dhe duke ia atribuar asaj humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, raporton Reuters.

Në një postim në platformën X, Vance tha se lufta ishte arsyeja e humbjes së republikanëve në zgjedhjet e së martës, të cilat u mundësuan demokratëve të marrin kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, shkroi Vance.

“Nëse dëshironi të argumentoni se ia vlejti, se ia vlejti të humbnim Senatin për gjashtë vitet e ardhshme, atëherë bëjeni këtë”, shtoi ai.

Sipas Reuters, deklaratat e Vance mund të ndërlikojnë më tej vendimmarrjen e Trumpit, i cili po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit.

Vance tha gjithashtu se rekomandimi i tij i mëhershëm për përfundimin e luftës ishte “këshillë e drejtë”.

Ndërkohë, ai u përpoq të minimizonte dallimet me Trumpin, duke thënë se edhe presidenti e kishte pranuar se lufta me Iranin u kushtoi republikanëve humbjen në zgjedhje.

Megjithatë, Trump tha se lufta ishte vetëm njëra nga disa arsyet e humbjes.

“Bëra gjënë e duhur. Do ta kisha bërë sërish”, deklaroi Trump për Wall Street Journal.