Barcelona nuk mposhtet nga skuadrat angleze në shtëpi prej 19 vjetësh

Barcelona ka ndërtuar një dominim të veçantë ndaj klubeve angleze në ndeshjet evropiane të zhvilluara në shtëpi.

Fitorja e fundit 3:0 ndaj Aston Villas e ka çuar në 16 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje kundër skuadrave nga Anglia.

Gjatë kësaj periudhe, katalanasit kanë regjistruar 11 fitore dhe pesë barazime, duke e kthyer stadiumin e tyre në një terren shumë të vështirë për mysafirët anglezë.

Për të gjetur humbjen e fundit duhet të kthehemi në sezonin 2006/07, kur Liverpooli i kishte mposhtur 2:1 në Barcelonë, në kuadër të Champions League. Që nga ajo përballje, asnjë skuadër angleze nuk ka arritur të largohet me fitore nga terreni i katalanasve.

Në këtë listë kanë dështuar emra të mëdhenj si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham, ndërsa tani kësaj liste i është shtuar edhe Aston Villa.

Barcelona ka humbur vetëm dy nga 38 ndeshjet evropiane në shtëpi kundër klubeve angleze, të dyja pikërisht ndaj Liverpoolit. Statistikat e bëjnë edhe më të veçantë këtë seri, e cila vazhdon prej vitit 2007. /Zëri