Atletico Madrid rikthehet për Leon Avdullahun, ylli kosovar në planet e Simeones

Leon Avdullahu vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Këtë herë interesimi vjen nga Atletico Madrid, që sipas raportimeve të “Fussballtransfers” po planifikon ta transferojë mesfushorin kosovar nga Hoffenheimi.

Trajneri Diego Simeone synon të përforcojë mesfushën me një futbollist që ka aftësi për ta lexuar lojën, është i fortë në aspektin defanziv dhe mund të përballojë presionin e kundërshtarëve.

Avdullahu përputhet me këto kërkesa dhe është një emër që madrilenët e kanë në vëmendje.

Klubi spanjoll ishte interesuar për shërbimet e tij edhe në afatin kalimtar të verës, por atëherë Hoffenheimi nuk pranoi ta lëshonte.

Gjermanët e konsiderojnë reprezentuesin e Kosovës një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës.

Që nga transferimi nga Baseli në vitin 2025, për rreth tetë milionë euro, Avdullahu ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare për Hoffenheimin, duke shënuar një gol dhe dhënë një asistim.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2031. Në listën e Atletico Madridit për pozitën e mesfushorit defanziv janë edhe Stefan Dzodic dhe Mikel Merino. /Zëri