Flick: Raphinha nuk ishte i zemëruar, vdekja e Jesus de Miguelit e kishte prekur shumë

Hansi Flick ka hedhur dritë mbi momentin e zëvendësimit të Raphinhas në ndeshjen kundër Aston Villas, duke mohuar se braziliani ishte i pakënaqur me vendimin e tij.

Trajneri gjerman tregoi se futbollisti ishte ndikuar emocionalisht nga lajmi për vdekjen e Jesus de Miguelit, ndërsa theksoi se tragjedia kishte prekur të gjithë në Barcelonë.

“Raphinha ishte prekur nga ajo që ndodhi në Tenerife, ashtu si të gjithë ne. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, klubit dhe tifozëve. Besoj se kjo e ka prekur personalisht Raphinhan”, tha Flick.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte e lehtë për futbollistët të vazhdonin normalisht, duke kujtuar se edhe ata janë njerëz dhe se ngjarje të tilla nuk mund të kalohen lehtë.

Në anën sportive, Flick u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Barcelonës, veçanërisht me organizimin defensiv dhe portën e paprekur.

Sipas tij, skuadra zbatoi me sukses presionin e lartë, duke e detyruar Aston Villan të gabonte.

Ai vlerësoi edhe rikthimin e Frenkie de Jongut, ndërsa për Raphinhan tha se po kalon një periudhë shumë të mirë dhe shpreson që të rikthehet nga angazhimet me Brazilin në gjendje të mirë fizike. /Zëri