Raphinha i harron dy golat, mesazh emocionues për familjen e Jesus de Miguelit

Edhe pse shënoi dy gola në triumfin 3-0 të Barcelonës ndaj Aston Villas, Raphinha nuk kishte dëshirë të fliste për paraqitjen e tij.

Sulmuesi brazilian ishte i prekur nga vdekja tragjike e futbollistit të Tenerifes, Jesus de Miguel.

Kapiteni i Barcelonës ia dedikoi fitoren familjes së futbollistit 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas një përplasjeje gjatë ndeshjes ndaj Andorrës.

“Nuk është ditë e mirë për të folur për futbollin. Dua t’ia dedikoj fitoren tifozëve dhe t’i dërgoj shumë forcë familjes së Jesusit. U prehtë në paqe”, tha braziliani.

Raphinha tregoi se lajmi kishte lënë gjurmë edhe te skuadra katalonjase, duke theksuar se një tragjedi e tillë mund t'i ndodhë kujtdo që zbret në fushën e futbollit. Pas këtyre fjalëve, ai refuzoi të analizonte ndeshjen dhe u largua drejt zhveshtoreve. /Zëri