De Jong i feston 300 ndeshje me Barcelonën: Rreth meje gjithmonë ka zhurmë

Frenkie de Jong ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij te Barcelona, duke regjistruar paraqitjen e 300-të me fanellën katalonjase në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori holandez mori një fanellë speciale nga bashkëlojtarët për këtë jubile, ndërsa pas ndeshjes foli edhe për kritikat që e kanë shoqëruar gjatë periudhave të ndryshme.

“Po ndihem shumë mirë, shumë i fortë, me shumë dëshirë dhe i motivuar. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. E di se rreth meje gjithmonë ka pak zhurmë, sidomos kur nuk luaj, gjatë verës kur nuk ka futboll apo kur jam i lënduar”, deklaroi De Jong.

Ai gjithashtu e shprehu dëshirën për të qenë titullar në ndeshjen e ardhshme ndaj Atletico Madridit, por pranoi se vendimi i takon stafit teknik. /Zëri