Raphinha pritet ta nënshkruajë nesër kontratën e re me Barcelonën
Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Raphinhan.
Sipas Mundo Deportivo-s, sulmuesi brazilian pritet ta vendosë firmën të enjten, duke vazhduar qëndrimin e tij në “Camp Nou”.
Klubi katalonjas dëshiron ta shpërblejë brazilianin për rëndësinë që ka fituar në skuadër dhe për paraqitjet e tij të shkëlqyera nën drejtimin e Hansi Flickut.
Raphinha është shndërruar në një prej liderëve të Barcelonës, madje mban edhe shiritin e kapitenit. Rinovimi i tij është pjesë e planit të klubit për të siguruar vazhdimësinë e lojtarëve kryesorë. /Zëri