Aksident trafiku afër Parkut të Biznesit në Drenas, rrokulliset një automjet [video]
Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Parkut të Biznesit në Drenas, ku një automjet është rrokullisur.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ku shihet automjeti i rrokullisur, ndërsa në vendin e aksidentit vërehet prania e Policisë.
Deri tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti e as nëse ka persona të lënduar.