Rodri e shqetëson Barcelonën, minutazhi i tij hap debat te Flick

Barcelona po përballet me shqetësime rreth gjendjes fizike të Rodrit, ndërsa mënyra se si Hansi Flick po e menaxhon minutazhin e mesfushorit ka hapur debat.

Sipas AS-së, situata është përsëritur disa herë. Pas 90 minutave ndaj Betisit, Rodri luajti vetëm gjysmë ore kundër PSG-së dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike në El Clasico.

Më pas, ai qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes me Alavesin, edhe pse Barcelona kishte krijuar epërsi të madhe që në pjesën e parë.

Të martën, ndaj Aston Villas, mesfushori u detyrua të largohej në pushim për shkak të shqetësimeve fizike. Kjo ka ngritur pikëpyetje për vendimin e Flickut që ta aktivizojë në ndeshje ku rezultati është pothuajse i siguruar.

Rodri ka regjistruar 945 minuta nga 1.260 të mundshme këtë sezon, ose 75 për qind të minutazhit.

Tashmë shqetësimi në Barcelonë lidhet edhe me mundësinë që ai të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Atletico Madridit. /Zëri