Sot, vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët me mundësi për riga shiu në disa zona, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 5 e deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: