Messi i tronditur nga vdekja e Jesús de Miguel: “Nuk ka fjalë”

Lionel Messi ka reaguar me dhimbje pas lajmit tragjik për vdekjen e futbollistit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, i cili ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes kundër Andorrës.

Ylli argjentinas publikoi një mesazh prekës në Instagram, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e futbollistit spanjoll.

“Nuk ka fjalë... Ngushëllimet e mia dhe shumë forcë për gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, shkroi Messi.

Mesazhi i kapitenit të Argjentinës i është bashkuar reagimeve të shumta nga bota e futbollit, e cila është tronditur nga kjo tragjedi. /Zëri