Xhudistja Arba Hasanaj synon të bronztën në Lojërat Olimpike për të Rinj në Dakar
Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj "Dakar 2026".
Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili njoftoi se Hasanaj ka fituar edhe në repesazhin e dytë, duke siguruar luftën për medaljen e bronztë.
Për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare do të përballet me austriaken Selina Woegerer.
Lojërat Olimpike Verore për të Rinj po mbahen në Dakar të Senegalit.
Sipas një njoftimi të Federatës së Xhudos, në këtë kampionat po të marrin pjesë 93 shtete, me gjithsej 94 garues: 46 meshkuj dhe 48 femra. /klankosova