Statistika që e nxjerr në pah Real Madridin: 601 penallti të fituara në La Ligë

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme për gjykimin, Real Madrid është klubi që ka përfituar më së shumti penallti në gjithë historinë e La Ligës.

Të dhënat e publikuara nga “Mundo Deportivo” tregojnë se skuadra mbretërore ka marrë plot 601 penallti, dukshëm më shumë se Barcelona, e cila ka 520, dhe Atletico Madrid me 498.

Rasti i fundit që riktheu këtë temë ishte penalltia e fituar nga Kylian Mbappe në përballjen me Racing Santanderin.

Vendimi u kontestua gjerësisht, ndërsa kjo penallti ndihmoi Real Madridin të kalonte në epërsi në rrugën drejt fitores 3-0.

Dominimi i madrilenëve shfaqet edhe në statistikat e shekullit XXI. Real Madrid kryeson me 235 penallti, Barcelona ka 204, kurse Athletic Bilbao është në pozitën e tretë, me 171.

Kështu, shifrat historike tregojnë se Real Madrid është skuadra me më së shumti penallti të akorduara në kampionatin spanjoll, ndonëse klubi shpesh ka shprehur pakënaqësi për vendimet e arbitrave. /Zëri