Messi e Ronaldo në garë për ekipin e ëndrrave
Sindikata e lojtarëve “FIFPro” ka publikuar të hënën listën e ngushtë prej 26 lojtarësh të nominuar për ekipin e ëndrrave.
Në votim morën pjesë 19 mijë e 806 lojtarë.
Plot gjashtë lojtarë të kampiones së Botës, Spanjës, janë në garë. Nuk mungojnë as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
11-shja më e mirë do të mësohet më 9 nëntor.