Al Nassr e synon triumfin në Championsin aziatik, por vendos ta pushojë Cristiano Ronaldon
Al Nassr po synon të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve të Azisë, por në ndeshjen e radhës kundër Pakhtakorit do të jetë pa yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Trajneri Ange Postecoglou ka vendosur të mos e përfshijë portugezin në listën e të ftuarve për udhëtimin në Uzbekistan, duke marrë të njëjtin vendim edhe për Kingsley Coman dhe Mohamed Simakan.
Ky vendim nuk lidhet me ndonjë dëmtim, por me ngarkesën fizike dhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, si dhe udhëtimet e shumta që e presin skuadrën.
Al Nassr nuk e ka nisur mirë garën kontinentale dhe aktualisht ndodhet jashtë tetë vendeve të para në grupin e Perëndimit. Përballë Pakhtakorit, skuadra saudite synon fitoren e dytë për të përmirësuar pozitën në renditje.
Ronaldo vjen pas një paraqitjeje fantastike në kampionat, ku realizoi het-trik ndaj Al Kholood dhe arriti në kuotën e 985 golave në karrierën e tij. /Zëri