Veton Elshanit i ndërrohet pozita, nga sot udhëheq me Departamentin Kufitar
Ndryshime në hierarkinë e Policisë së Kosovës kanë nisur së fundmi.
Si shkak i këtyre ndryshimeve, Veton Elshani, nga sot do të udhëheq me Departamentin Kufitar.
Elshani, deri tash ka qenë zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Sipas Klan Kosovës, ndryshimet brenda strukturës policore, kanë prekur edhe Elshanin, i cili nga ky fillimnëntori do të udhëheq me Departamentin Kufitar.
Në vend të Elshanit, si zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut është emëruar Petrit Fejza, i cili deri tani ka qenë shef i operativës.
Këto ndryshime, kanë pasuar pas largimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili u dorëhiq nga kjo pozitë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.