Flick me mesazh të fortë: Barcelona do të luftojë për La Ligën dhe Championsin

Dy humbjet ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit nuk e kanë lëkundur besimin e Hansi Flickut.

Trajneri i Barcelonës ka konfirmuar se skuadra katalanase vazhdon t’i ketë synim të dy trofetë më të rëndësishëm të sezonit.

“Jam i bindur se kemi cilësinë për ta fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Asgjë nuk ka ndryshuar për shkak të këtyre humbjeve”, deklaroi gjermani para ndeshjes me Aston Villan.

Flick u shpreh se nuk dëshiron që skuadra të mbetet e përqendruar te rezultatet negative, por të mësojë nga gabimet dhe të reagojë në ndeshjet e ardhshme.

Ai gjithashtu vlerësoi Aston Villan dhe trajnerin Unai Emery, të cilin e cilësoi si një prej trajnerëve më të mirë në Evropë.

Sipas Flickut, skuadra angleze është shumë mirë e organizuar dhe përballja në Champions League do të jetë e vështirë.

Trajneri foli edhe për problemet me mungesat në mbrojtje, duke pranuar se situata nuk është e lehtë për t'u menaxhuar.

Ndërkohë, ai e përjashtoi mundësinë që Gavi të jetë zgjedhja e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, por theksoi se mesfushori mbetet një alternativë e vlefshme. /Zëri