Messi i afrohet një rekordi të jashtëzakonshëm, Ronaldo nuk mund ta arrijë më

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futboll, edhe në moshën 39-vjeçare.

Ylli argjentinas ishte protagonist në fitoren 2-1 të Inter Miamit ndaj New England Revolution, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist.

Me këtë paraqitje, Messi ka arritur në kuotën e 937 golave në karrierën e tij profesionale, në 1.184 ndeshje të zhvilluara. Ai ka realizuar 26 gola dhe 13 asistime vetëm gjatë këtij sezoni.

Ai po i afrohet një rekordi edhe më të veçantë: 1.400 kontribute në gola (gola dhe asistime). Messi aktualisht ka 1.365 kontribute, ndërsa Cristiano Ronaldo 1.246, duke mbetur 119 prapa argjentinasit. /Zëri