Vrasje në tentativë në Podujevë, dërgohet në mbajtje një i dyshuar
Një vrasje në tentativë është raportuar gjatë së dielës në qytetin e Podujevës, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në mesditë, ku një preson dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës dhe është sekuestruar si provë, përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje në tentativë
Podujevë / 01.11.2026 – 14:00-14:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën mashkull kosovar, ndaj të cilit dyshohet se i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri, por nuk e kishte qëlluar. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhoja e amës e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. /Zëri