50 gola në 154 ndeshje, Bellinghami shkruan historinë te Real Madrid

Jude Bellingham ka hyrë në një listë të veçantë të Real Madridit. Mesfushori anglez shënoi në triumfin 3-0 kundër Racing Santanderit, duke arritur kuotën e 50 golave në të gjitha garat për klubin madrilen.

Këtë shifër ai e ka realizuar në vetëm 154 paraqitje, pasi iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023 nga Borussia Dortmundi.

Me këtë sukses, Bellinghami bëhet futbollisti i 50-të që arrin të shënojë 50 gola për Real Madridin.

Ai është gjithashtu anglezi i dytë që e arrin këtë kuotë me një klub spanjoll, pas Gary Linekerit, i cili kishte realizuar 52 gola për Barcelonën.

“Arritja e 50 golave me Real Madridin është diçka shumë e veçantë. Jo vetëm për mua dhe ëndrrat e mia, por edhe për ekipin”, deklaroi Bellinghami pas ndeshjes.

Anglezi vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës madrilene. /Zëri