Sot mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhje pesë komisione parlamentare.
Në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Në këtë mbledhje parashihet konstituimi i komisionit dhe hartimi i planit të veprimit.