Rama ironizon sërish me LVV-në për punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, pastaj bageri dhe tash projekti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi nga punimet në kryeqytet, duke e shoqëruar postimin me një mesazh ironizues ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama ka përdorur disa nga frazat e kryeministrit Albin Kurti, të cilat i kishte përmendur më herët në kontekstin e punëve në Prishtinë.

“Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI! dhe tash PROJEKTI. Po e dini ju! NTM”, ka shkruar Rama.

Me këtë postim, kryetari i Prishtinës ka vazhduar ironinë ndaj VV-së, duke iu referuar debatit të mëhershëm për projektet dhe punimet në kryeqytet.