Shkëndija triumfon në Shtip, kuqezinjtë marrin tri pikët ndaj Bregallnicës

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bregallnicës, duke triumfuar me rezultat 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Shtip.

Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë takimin, pasi Fahd Ndzengue shënoi për epërsinë 0:1 që në minutën e tretë.

Vendasit reaguan dhe arritën të barazojnë shifrat në minutën e 38-të përmes Stojkoskit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultat të barabartë.

Megjithatë, Shkëndija nuk u dorëzua dhe në minutën e 73-të Marko Gjorgjievski realizoi golin e fitores për 1:2.

Me këtë triumf, skuadra tetovare e vazhdon garën për titull kampioni në Maqedoninë e Veriut. /Zëri